Pamje: Ylli i Anglisë Walker i zhvesh pantallonat dhe e puth një grua të huaj në një lokal publik
Futbollisti i Anglisë dhe i Manchester City, Kyle Walker, është parë duke i zhveshur pantallonat, duke e kapur për gjoksi dhe duke e puthur një grua të huaj në një kafene në Mançester.
Mediat britanike raportojnë se 32-vjeçari vallëzoi me gruan, e cila nuk është bashkëshortja e tij Annie Kilner, dhe bëri sjellje të pahijshme dhe të dënueshme me ligj gjatë një mbrëmjeje në Mançester.
Ai kishte shkuar në atë lokal me miqtë e vet rreth orës 17:30 të dielën, pasi kishin pirë paraprakisht diku tjetër.
[🎥] Video of the Kyle Walker alleged incident. #ManCity
— City Zone (@City_Zone_) March 8, 2023
[@SunSport] pic.twitter.com/dzifyi0aW9
Në video, e cila zgjatë rreth 90 minuta, Walker shihet duke i zhveshur pantallonat para dy grave, para se të nisë një bisedë më to.
Më pas, Walker fillon t’ia prekë gjokset dhe ta puthë njërën prej grave në lokal. Bashkëshortja e tij nuk ndodhej në lokal në atë kohë, sipas mediave britanik, transmeton Gazeta Nacionale.
Ai i bëri këto sjellje të pahijshme vetëm një ditë pasi Manchester City e mundi 2:0 Newcastle Unitedin në Premierligë të shtunën.
Kyle Walker was spotted drunk in a bar and was caught touching a woman's intimate parts numerous times.
— FOOTY HUB (@Footyhub01) March 8, 2023
He may claim it was a prank, he could be charged with indecent exposure, which, if proven, could carry a maximum sentence of two years in prison.pic.twitter.com/ukATCSSyVO
The Guardian raporton se Policia e Mançesterit mund të ndërmarrë veprime nëse kjo video i dërgohet asaj.
Sipas ligjit anglez për vepra seksuale, person e ka kryer veprën penale ekspozim i vetes, nëse me qëllim i shfaq organet gjenitale në publik dhe ka për qëllim që dikush t’i shohë ato dhe të alarmohet apo shqetësohet.
Manchester City ende nuk ka komentuar për sjelljen e pahijshme të futbollistit të vet 32-vjeçar.
As Policia e Mançesterit nuk ka dalë me ndonjë komunikatë për këtë rast ende.