Ylli i Man Unitedit drejt largimit
Mesfushori i Manchester Unitedit Christian Eriksen pritet të largohet nga klubi sapo kontrata t’i skadojë në fundin e sezonit.
Danezi ka shijuar një fillim impresionues këtë edicion, ku pavarësisht vështirësive të Unitedit, Eriksen ka realizuar katër gola në 14 paraqitje.
Ka pasur raportime se falë këtij starti të mirë, Unitedi mund t’ia vazhdojë kontratën për së paku edhe një vit.
Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano raporton se mesfushori do të largohet nga “Old Trafford” sapo kontrata t’i skadojë në fundin e sezonit.
Eriksen në verë do të jetë 33-vjeç ndërsa ka qenë i lidhur me rikthimin te Ajaxi. Ai ndërkohë shpreson të jetë në formacionin e parë të Ruben Amorim ndaj Ipswich Town të dielën.
Lajmi i mirë për Unitedin është se edhe dyshja Tyrell Malacia dhe Yeny Loro gjithashtu do të jenë në skuadër, meqenëse nuk kanë bërë asnjë paraqitje deri më tani këtë sezon.