Ylli i Kroacisë mungon ndaj Shqipërisë, largohet nga kampi shkaku i lëndimit - NACIONALE

Ylli i Kroacisë mungon ndaj Shqipërisë, largohet nga kampi shkaku i lëndimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kroacisë Nikola Vlasic do të largohet nga kampi i kombëtares kroate shkaku i një lëndimi muskulor.

Vlasic kësisoj nuk do të paraqitet ndaj Shqipërisë të mërkurën, ose në pjesën e mbetur të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Federata kroate me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi se lojtari ka pësuar lëndim muskulor dhe s’është më i disponueshëm për pjesën e mbetur të turneut.

“Kroati Nikola Vlasic do të largohet nga kombëtarja dhe do ta humbasë pjesën e mbetur të Euro 2024 shkaku i një lëndimi muskulor”.

Ndërkohë, përzgjedhësi Dalic e falënderoi për punën që ka bërë.

“Nikola investoi shumë për të ndihmuar skuadrën në Euro 2024 dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Fatkeqësisht, lëndimi i dytë ndodhi dhe mund ta falënderoj për gjithçka që ka bërë sa është këtu”.

Ndërsa, vetë lojtari kërkoi falje nga tifozët që është lënduar por shtoi se do të jetë tifozi më i madh i Kroacisë.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që lëndimi i ri do më ndaloj të luaj për skuadrën. Kam bërë gjithçka për të qenë gati dhe dua ta falënderoj trajnerin dhe stafin për mundësinë. Besoj në skuadrën dhe jam i sigurt se do të kenë sukses, do të jem tifozi i tyre më i madh”, shtoi Vlasic.

Lajme të ngjashme