Ylli i Kombëtares së Kosovës shënon gol fantastik në Superligën e Turqisë - VIDEO - NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Kosovës shënon gol fantastik në Superligën e Turqisë - VIDEO

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar një gol fantastik në Superligën e Turqisë, duke çuar skuadrën e tij Alanyaspor në epërsi pas 45 minutave të parë ndaj Konyaspor.

Zhvillohej minuta e fundit e shtesës të pjesës së parë, kur Oguz Aydin asistoi për Hadërgjonajn, i cili me një goditje të fuqishme në zonë e mposhti portierin Deniz Ertas, për rezultatin 1:0.

Ky është goli i dytë sezonal në Superligë për yllin kosovar, që luan si mbrojtës krahu, teksa ka realizuar edhe dy asiste.

Skuadra e tij Alanyaspor momentalisht gjendet në vendin e tetë, jo shumë larg skuadrave në zonën evropiane.

Lajme të ngjashme