Ylli i Interit u kërkon falje tifozëve të Milanit pasi e kërcënuan me jetë
Federico Dimarco iu ka kërkuar falje përkrahësve të Milanit për mënyrën sesi e festoi triumfin e Interit kundër rialit të qytetit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.
Interi e mposhti Milanin 1:0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Meazza dhe kaloi në finale me rezultat të përgjithshëm 3:0 pas dy ndeshjeve.
Mbrojtësi anësor i zikaltërve e mori mikrofonin në dorë pas ndeshjes dhe iu priu brohoritjeve kundër Milanit në Meazza derisa lojtarët po festonin me tifozët në tribuna, duke i zemëruar tifozët kuqezinj.
Më vonë atë mbrëmje, një pankartë disa metra e gjerë dhe me mesazh kërcënues u var në portën e shtëpisë së Dimacros në Milano.
Në pankartë shkruhej: “Dimarco, merru me futboll ose do të të detyrojmë ta përpish gjuhën tënde”, e cila u largua më vonë dhe po hetohet tani nga policia lokale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Dimarco kërkoi falje për veprimet e tij pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
“Të martën mbrëma pas ndeshjes, e lejova veten të flakërohem. Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Milanit që u ndien të fyer”, shkroi mbrojtësi italian në Instagram.
Megjithëse i shqetësuar nga ajo që ndodhi jashtë shtëpisë së tij, Dimarco do t’iu bashkohet shokëve të skuadrës sot për t’u përgatitur për përballjen me Napolin në Stadio Maradona të dielën mbrëma.

