Ylli i Interit refuzon ofertën e majme nga Liga Pro Saudite - NACIONALE

Ylli i Interit refuzon ofertën e majme nga Liga Pro Saudite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu, raportohet se ka refuzuar një ofertë rreth 18 milionë euro për sezon nga skuadra e Ligës Pro Saudite, Al Hilal.

Mesfushori turk është një nga lojtarët kryesorë të Simone Inzaghit, me shtatë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje në Serie A këtë sezon.

La Gazzetta dello Sport pretendon se Al Hilal e ka tunduar 29-vjeçarin me një kontratë katërvjeçare me vlerë 18 milionë euro në sezon, por turku nuk është i gatshëm të largohet nga Stadio Meazza në janar.

I njëjti propozim do të jetë i vlefshëm në fund të sezonit, raporton Gazzetta, por Calha tashmë kishte refuzuar t'i bashkohej Saudi Pro League verën e kaluar.

Ish-mesfushori i Milanit nënshkroi një zgjatje të kontratës me Interin në korrik 2023 dhe marrëveshja e tij aktuale në Stadio Meazza përfundon në qershor 2027.

Calhanoglu iu bashkua Interit si një transferim i lirë nga Milani në vitin 2021 dhe ka shënuar 20 gola në 116 paraqitje me zikaltrit, duke qenë pikë kyçe i lidhjes së lojës së liderit të Italisë.

Forma e tij e lartë e treguar në dy sezonet e fundit, premton se ai do të qëndrojë edhe më gjatë në Evropë, para se të bëjë një kalim në Lindjen e Mesme, si shumë kolegë të tij.

Lajme të ngjashme