Ylli i Interit në garë për ‘Këpucën e Artë Evropiane’
Ylli i Interit, Marcus Thuram, me golin e shënuar dje ndaj Comos, hyri në top10 për Këpucën e Artë Evropiane, aty ku është edhe sulmuesi i Atalantës, Retegui.
27-vjeçari shënoi golin e tij të 12-të në ligë të hënën për të vulosur fitoren 2:0 të skuadrës së tij ndaj Comos në San Siro dhe për t'u bërë golashënuesi më i mirë i Serisë A, së bashku me Reteguin.
Dyshja janë gjithashtu emrat e vetëm nga liga më e lartë italiane që paraqiten në top 10 të renditjes së Këpucës së Artë, me 12 golat e tyre që kanë fituar 24 pikë, duke marrë parasysh një koeficient prej dy pikë për gol.
Thuram arriti me numrin e golave të italianit duke shënuar në secilën nga katër ndeshjet e tij të fundit në ligë për zikaltrit, pasi ai është afër thyerjes së rekordit të tij prej 13 golave në Serie A në një sezon të vetëm.

Robert Lewandowski aktualisht kryeson garën për të fituar çmimin, pasi ai ka 32 pikë si rezultat i 16 golave të tij në La Liga me Barcelonën.
Mohamed Salah i Liverpoolit pason në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Harry Kane i Bayern Munich renditet i treti, pasi ka grumbulluar 28 pikë duke shënuar 14 herë.