Ylli i Interit, Lautaro: Nuk lakmoj Mbappen, Haalandin e Lewandowskin
Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka këmbëngulur se nuk ka zili për top sulmuesit si Kylian Mbappe, Erling Haaland e Robert Lewandowski, pasi sipas tij trofetë dhe numrat thonë se nuk ka pse t'i ketë zili.
Lautaro pati një sezon fantastik, duke ndihmuar Interin të fitonte titullin kampion për herë të 20-të në histori dhe pas përfundimit të sezonit, ai foli për Gazzetta dello Sport.
Pyetja e fundit ishte për Mbappen, Haalandin dhe Lewandowskin, se a e ndihet argjentinasi në të njejtin nivel me këta yje të futbollit.
"Po e ndjej që jam në nivelin e njëjtë. Nuk kam asgjë për t'iu pasur zili, numrat dhe trofetë e thonë këtë. Ka kampionë që kanë trofe më pak se unë. Unë duhet të vazhdojë të punojë fort me përgjegjësi të plotë, ashtu siç babai më ka thënë, por po mund të ulem në një tryezë me këta sulmues të mëdhenj", tha Lautaro.
Lautaro Martinez është golashënuesi kryesor i Interit këtë sezon, si dhe kampionatit në Serie A.
26-vjeçari ka shënuar 27 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat, 24 në 33 ndeshje në Serie A.
Kontrata e tij në Stadio Meazza mbaron në qershor 2026 por Inter shpreson që së shpejti të arrijë një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Gjatë së njëjtës intervistë, Lautaro tha se është afër marrëveshjes me zikaltrit edhe nëse problemet e Suning mund të ngadalësojnë negociatat.
Lautaro u bashkua me Interin nga Racing Club në 2018 dhe ka shënuar 129 gola në 282 ndeshje me gjigandët e Serie A-së.