Ylli i Interit kthehet në stërvitjet e plota me Italinë, i gatshëm për përballjen ndaj Shqipërisë - NACIONALE

Ylli i Interit kthehet në stërvitjet e plota me Italinë, i gatshëm për përballjen ndaj Shqipërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Italisë po bënë përgatitjet e fundit para ndeshjes hapëse në EURO 2024, kur të shtunën përballet me Shqipërinë. Lajme të mira kanë ardhur sot për trajnerin Luciano Spalletti, ku ylli i Interit, Nicolo Barella është rikthyer në stërvitjet e plota me grupin.

Ndeshja fillon në Dortmund të shtunën në orën 21:00, përpara se Azzurri të përballet gjithashtu me Spanjën më 20 qershor dhe me Kroacinë më 24 qershor.

Barella u detyrua të humbasë të dyja miqësoret e qershorit kundër Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për shkak të një problemi muskulor, duke mos marrë pjesë as në asnjë nga seancat stërvitore.

Megjithatë, mesfushori i Interit u rikthye sot në grup me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.

Italia shpreson te Barella dhe Fagioli

Mbetet për t'u parë nëse Barella do të rrezikohet në formacionin startues kundër Shqipërisë, pasi ka më shumë gjasa që ai të pushojë në favor të ndeshjeve më të vështira.

Lojtari i Juventusit, Fagioli, startoi kundër Bosnje-Hercegovinës, duke pasur një problem të lehtë muskulor gjatë asaj ndeshje, por kjo pritej pasi erdhi pas tetë muajsh mungese për shkak të një ndalimi për pjesëmarrje lojëra të paligjshme të fatit.

Sa i përket Frattesit, ai ishte rikthyer tashmë me pjesën tjetër të skuadrës dje dhe nuk ishte kurrë një shqetësim për trajnerin.

Lajme të ngjashme