Ylli i Fiorentinës që ra pa ndjenja në fushë pritet që të mos luajë kurrë më në Serie A
Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, pritet të largohet nga spitali gjatë javës së ardhshme, pasi një operacion është planifikuar për vendosjen e një implanti defibrilator, që vjen si shkak pasi 22-vjeçari ra pa ndjenja në fushë në përballjen kundër Interit, javën e kaluar.
Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, Bove do të operohet të hënën, nëse jo më herët, dhe ka të ngjarë të jetë në gjendje të largohet nga spitali Careggi në Firence menjëherë pas kësaj.
Sipas raportit të së shtunës, ai do të kërkojë një ose dy ditë të tjera vëzhgimi pas operacionit të tij, por teorikisht mund të lirohet të martën ose të mërkurën nëse do ta bëjë operacionin të hënën.
Për shkak të rregulloreve të Serisë A, Bove nuk do të jetë në gjendje të luajë në ligën e lartë italiane me një defibrilator, njëlloj si ajo që ndodhi me Christian Eriksen pasi pësoi një arrest kardiak me Danimarkën në EURO 2020, ndërsa ishte ende lojtar i Interit.

Bove u shtrua në kujdesin intensiv pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së Fiorentinës kundër Interit të dielën, por ka qenë zgjuar dhe vigjilent që nga fillimi i kësaj jave e tutje.
Ai ka marrë vizita nga disa figura të larta, përfshirë persona brenda stafit të Fiorentinës, nga presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina, e shumë të tjerë.
Fiorentina që atëherë është kthyer në aksion konkurrues, duke barazuar 2:2 me Empolin në Kupën e Italisë përpara se të humbiste 4:3 në penallti.