Ylli i Chelseat rezulton pozitiv në doping - NACIONALE

Ylli i Chelseat rezulton pozitiv në doping

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Chelseat, Mykhailo Mudryk, ka rezultuar pozitiv në doping dhe është pezulluar përkohësisht nga futbolli.

Chelsea ka konfirmuar që Federata e Anglisë e ka kontaktuar futbollistin ukrainas në lidhje me gjetje në testet rutinë të urinës.

"Si klubi, ashtu edhe Mudryk, e mbështesin plotësisht programin e testimit të FA-së. Të gjithë lojtarët, përfshirë Mykhailo, testohen rregullisht. Ai ka mohuar kategorikisht duke thënë se kurrë nuk ka përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar. Klubi dhe Mudryk do të punojnë me autoritetet për të gjetur atë që ka shkaktuar që ai të jetë pozitiv në doping", njoftoi Chelsea.

Ylli ukrainas është deklaruar për këtë situatë menjëherë, duke thënë se lajmi i erdhi si një tronditje.

"E konfirmoj se jam njoftuar nga FA se mostra që dhashë përmbante një substancë të ndaluar. Kjo erdhi si tronditje për mua, pasi kurrë nuk kam përdorur me vetëdije substancë të ndaluar dhe jam duke punuar me ekipin tim për të hetuar se si mund të kishte ndodhur kjo. Unë e di se nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe mbetem me shpresë se do të kthehem shpejt në fushë. Nuk mund të flasë më shumë për shkak të konfidencialitetit të procesit, por pres që kjo të përfundojë shpejt."

Lajme të ngjashme