Ylli i Bayernit thotë nuk patën kurrfarë plani për ta ndaluar Kylin Mbappen - NACIONALE

Ylli i Bayernit thotë nuk patën kurrfarë plani për ta ndaluar Kylin Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kingsley Coman ka këmbëngulur se Bayern Munich nuk e kishte përpiluar asnjë plan për ta ndaluar Kylian Mbappen në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Kampioni gjerman u përball me gjigantin francez në fazën e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve.

Bayerni kaloi në çerekfinale me lehtësi në fund, pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm 3:0 nga të dy ndeshjet, duke e shmangur rrezikun që mund ta përbënte Mbappe e Lionel Messi.

I pyetur se çfarë taktikash kishte bërë klubi për ta ndalur sulmuesin francez, Coman tha: “Nuk ka pasur plan të madh anti-Mbappe. Gjëja më e rëndësishme ishte të mos e lejonim atë të kombinonte me Lionel Messin. Zakonisht, ne jemi ekip që bën presion thellë në pjesën e kundërshtarit. Por në atë ndeshje, ne u kthyem mbrapa për t’i lënë atij sa më pak hapësirë”.

Coman e shënoi golin e vetëm për Bayernin në fitoren 1:0 kundër ish-skuadrës në ndeshjen e parë në Paris, ndërsa Eric Maxim Choupo-Moting and Serge Gnabry shënuan nga një herë në ndeshjen e kthimit në Munih.

Mbappe dhe Messi duhet të presin të paktën 12muaj për ta pasur një mundësi tjetër për ta arritur lavdinë në Ligën e Kampionëve me Parisin.

Ndërkohë, Bayerni do ta mësojë kundërshtarin e vet çerekfinal në shortin që do të hidhet këtë të premte.

Lajme të ngjashme