Ylli i Arsenalit tregon si e bindi Calafiorin t’i bashkohet “Topçinjve” - NACIONALE

Ylli i Arsenalit tregon si e bindi Calafiorin t’i bashkohet “Topçinjve”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jorginho ka zbuluar se ka luajtur rol për ta bindur bashkëkombësin Riccardo Calafiori që t’i bashkohet Arsenalit.

Italiani kaloi Arsenali të hënën nga Bologna, në një marrëveshje prej 42 milionë funteve.

Jorginho tani ka zbuluar se ka pasur një rol të rëndësishëm për ta bindur 22-vjeçarin që të zgjedhë klubin londinez.

“Të them të drejtën nuk e njihja aq shumë, por kur e njoha dhe e pashë nga afër, ishte shumë mirë. Ka cilësi të mëdha.

“I dërgova disa mesazhe ndërsa ishim atje në turne dhe fola me të dhe i thashë nëse dëshiron ta çojë veten në nivelin tjetër dhe të rritet, ky është vendi i duhur për të”.

“Është bukur të kesh një fratello [vëlla] këtu! Ne gjithmonë përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin këtu dhe kjo është ajo që do të bëjmë edhe me të për t'u siguruar që ai të ndihet si në shtëpinë e tij menjëherë.

“Është një nënshkrim vërtet i mirë. Është një lojtar i ri me të vërtetë i mirë që do t'i japë shumë skuadrës.

“Është një djalë shumë profesionist, është i uritur për të mësuar dhe i përulur. Ka shumë për të shtuar, rritur dhe mësuar dhe mendoj se do të jetë një lidhje e mirë.

“Është fantastike që është këtu, shpresojmë se do të kënaqet dhe ne do të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”.

Lajme të ngjashme