Ylli i Arsenalit strehon 26 familje të prekura nga tërmeti i tmerrshëm në Turqi
Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, i është bashkuar grupit të bamirësisë ‘BigShow’, duke ndihmuar në strehimin e 26 familjeve të prekura nga tërmeti famëkeq i Turqisë, që mori shumë jetë njerëzish.
Pasi shënoi het-trikun e tij të parë profesional me Anglinë kundër Maqedonisë së Veriut në një fitore 7:0 në Old Trafford të hënën mbrëma, sulmuesi i Arsenalit është bërë sërish tituj i lajmeve, këtë herë për heroizmat e tij jashtë fushës. Në shkurt, një seri tërmetesh shkatërruese tronditën Turqinë, të cilët lanë të vrarë më shumë se 50,000 njerëz dhe lanë mbi dy milionë të tjerë të pastrehë.

Saka ka bërë të pamundurën, duke paguar strehimin për 26 familje të prekura nga fatkeqësia në Hatay, Adiyaman, Kahramanmaras dhe Malatya, në Turqinë lindore.
BigShoe zbuloi kontributin e Sakës në një postim në Twitter ku shkruhej: "Shumë njerëz humbën shtëpitë e tyre në tërmetin në Turqi. Së bashku me BigShoe, reprezentuesi anglez Bukayo Saka financoi strehimin për viktimat: 26 familje të prekura tani jetojnë në një kontejner - duke përfshirë dhomat e gjumit, dhomat e ndenjes, kuzhina dhe banjo."
🇹🇷 Many people lost their homes in the earthquake in Turkey. Together with BigShoe, the English international @BukayoSaka87 therefore financed accommodation for the victims: 26 affected families now live in a container - including bedrooms, living rooms, kitchens and bathrooms. pic.twitter.com/C3sY8wBIGS
— BigShoe (@BigShoe_11) June 20, 2023
BigShoe po punon për të ndihmuar fëmijët në mbarë botën dhe mbështetet nga disa yje të tjerë, duke përfshirë Antonio Rudiger, Paul Pogba dhe Mesut Ozil. Vetë Saka financoi 120 operacione për fëmijë në Nigeri vitin e kaluar në bashkëpunim me BigShoe dhe ishte dëshira e tij e madhe për t'u dhënë një ndihmë të prekurve në Turqi gjithashtu.
"Kam parë lajmet shkatërruese në rrjetet sociale dhe në TV dhe e kuptova menjëherë se dua shumë të ndihmoj njerëzit e prekur nga kjo tragjedi. Të jesh në gjendje të kthesh diçka do të thotë shumë për mua," tha ai.

Saka aktualisht po shijon pushimin e tij pas përfundimit të sezonit dhe do të kthehet te Arsenali në një miqësore kundër Nurnberg më 13 korrik.