Ylli i Arsenalit i hapur t’i bashkohet Barcelonës si agjent i lirë
Ylli i Arsenalit Jorginho do të ishte i lumtur që t’i bashkohet Barcelonës si agjent i lirë në këtë afat veror.
Italiani kaloi te “Topçinjtë” vetëm një vit më parë, por pavarësisht se ishte fantastik këta muajt e fundit me paraqitje fantastike, s’ka arritur ta fitojë vendin në formacionin bazë.
Kësisoj, edhe pse Arsenal po shpreson t’ia rinovojë kontratën – Barcelona është duke e vëzhguar situatën e 33-vjeçarit.
“Sport” raporton se Barcelona do të ketë buxhet të limituar edhe në afatin e verës dhe drejtori sportiv Deco beson se italiani do të ishte nënshkrimi adekuat për afatshkurtër.
Për tani, Jorginho momentalisht është plotësisht i fokusuar te Arsenali që ta ndihmojë ta fitojë titullin në Premierligë ose Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, italiani nuk do ta refuzonte shansin për të luajtur te klubi katalunas dhe do ta pranonte kalimin edhe si agjent i lirë.
Jorginho përndryshe u nda i lumtur me fitoren bindëse ndaj Sheffield Unitedit, ku u bën skuadra e parë që i fiton tre ndeshje radhazi me mbi pesë gola.
“Paraqitja e skuadrës ishte shumë e mirë dhe mentaliteti për ta nisur fuqishëm nga fillimi është i fortë”.
“Ishte shumë mirë ta shohësh skuadrën përpara dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”.
“Nuk duhet të jemi vetëm të lumtur me këtë që po bëjmë. Sigurisht, jemi të lumtur por duam të vazhdojmë. Duhet të shtyjmë dhe të punojmë fortë”.