Ylli e barazon sërish serinë ndaj Trepçës, titulli vendoset në “Minatori” - NACIONALE

Ylli e barazon sërish serinë ndaj Trepçës, titulli vendoset në “Minatori”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Golden Eagle Ylli e ka barazuar prapë serinë finale në 2:2 ndaj Trepçës.

Klubi nga Thëranda triumfoi me rezultat të ngushtë 75:71 (13:15, 16:18, 20:13, 26:25).

Mitrovicasit e nisën më mirë duke e mbyllur me dy pikë epërsi çerekun e parë, pra 13:15, dhe e mbajtën të njëjtin ritëm edhe në çerekun e dytë me rezultat 16:18.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë Ylli tregoi krejtësisht fytyrë tjetër. Fillimisht e përmbysën disavantazhin prej katër pikëve, duke fituar me rezultat 20:13 në çerekun e tretë.

Ndërsa, fitoren e vulosën në çerekun e fundit që ishte i hatashëm, ku u shënuan 51 pikë, pra 26:25 në të mirë të skuadrës nga Theranda.

Alonzo Verge Jr ishte sërish ylli i ndeshjes me 27 pikë, gjashtë topa të kthyer e shtatë asistime, derisa te Trepça më i dalluari rezultoi të jetë Kevin Capers me 17 pikë.

Kujtojmë, fituesi i titullit në Superligën e Kosovës do të vendoset në palestrën “Minatori”.

Lajme të ngjashme