Ylli anglez konfirmon kalimin në Nottingham Forest
Jesse Lingard, me anë të një postimi në Twitter e ka konfirmuar se i është bashkuar skuadrës së porsapromovuar në Premierligë, Nottingham Forest, si lojtar i lirë.
29-vjeçari ishte i lidhur me një kthim në West Ham United, aty ku ishte më parë në huazim gjatë sezonin 2020/21, ku u tregua mjaftë në formë. Ai ishte i lidhur edhe me një kalim në MLS, por ai zgjodhi t’i bashkohet Forestit, ku synon të rrisë minutat e luajtura për një ndeshje.
Postimi i Lingard për kalimin në Nottingham
Klubi anglez konfirmoi për ardhjen e sulmuesit anglez në faqen zyrtare të klubit, duke thënë: “Nottingham Forest është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin me Jesse Lingard.”
Ndërsa vet lojtari shpërndau një video në Twitter, duke shkruar: “I gatshëm për një kapitull të ri”, ndërsa në video dëgjohet duke thënë: “Marrëveshje e kryer baby, të shkojmë.”
Ready for my new chapter ✨🤲🏾 let’s gooo babyyyyyy @NFFC 🔴🌳 #nottinghamforest pic.twitter.com/O4Q4mkThpN
— Jesse Lingard (@JesseLingard) July 21, 2022
Kohëzgjatja e marrëveshjes me Nottingham
Forest nuk ka bërë të ditur ende detajet e marrëveshjes, dhe ende nuk dihet sigurt se sa do të qëndrojë sulmuesi anglez.
Sidoqoftë, është raportuar se marrëveshja është arritur për kontratë njëvjeçare me skuadrën e porsapromovuar.
Lingard mund të përfitojë deri në 235 mijë euro së bashku me shtesat, por sipas mediave të afërta me klubin, rroga bazë do të jetë shumë më e vogël.
Si u paraqit Lingard te Manchester United?
Lingard erdhi te djajtë e kuq nga akademia e skuadrës dhe deri në debutimin e tij u dërgua në huazim te Leicester City e Bimingham City, e debutimin e tij si futbollist profesionist me Manchesterin në vitin 2014.
Ai bëri 246 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë edhe 22 paraqitjet në sezonin e fundit 2021/22.
Kontrata e tij me djajtë kaloi në fund të qershorit, dhe West Ham e Forest u alarmuan për të siguruar shërbimet e tij.
Juventus ishte një tjetër skuadër që u interesua për lojtarin disa muaj më parë, por në muajin e fundit u ftoh interesimi.
*Ai në 246 paraqitjet e tij me Manchester United e West Ham United, shënoi 43 gola dhe asistoi në 27 raste për bashkëlojtarët e tij.
