Yjet e Man Unitedit i thonë Sanchos t’i kërkojë falje Ten Hagut
Disa nga bashkëlojtarët e Jadon Sanchos i kanë inkurajuar që t’i kërkojë falje trajnerit Erik ten Hag, por anësori ka refuzuar.
23-vjeçari nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga fundi i gushtit pas një përplasje me Ten Hag shkaku i disa arsyeve disiplinore.
Që atëherë, anglezi është përjashtuar nga ekipi i parë dhe Ten Hag i ka bërë me dije se duhet të kërkojë falje publike për t’u rikthyer.
Edhe pse Sancho ka bërë disa veprime, është duke vazhduar të refuzojë për të kërkuar falje pavarësisht se disa bashkëlojtarët kanë tentuar ta bindin.
Sipas “The Telegraph”, një numër i lojtarëve si dhe një pjesë e stafit e kanë këshilluar të kërkojë falje dhe t’i jep fund kësaj ‘historie’.
Marcus Rashford, Luke Shaw dhe Harry Maguire janë ndër lojtarët që kanë diskutuar privatisht me Sanchon, njësoi si kapiteni Bruno Fernandes por deri më tani s’e kanë bindur.
Sancho mendon se Ten Hag nuk i trajton të gjithë lojtarët njësoi, pasi tekniku holandez e ka mbështetur vazhdimisht Antonyn pavarësisht paraqitjeve jo të mira.
Anglezi tani po e pret afatin e janarit për t’u larguar nga “Old Trafford” me Juventusin dhe Borussia Dortmundin ndër destinacionet e mundshme.
