Yjet e Barcelonës dhe Realit mbështesin Rodrin për kalendarin e ngjeshur - NACIONALE

Yjet e Barcelonës dhe Realit mbështesin Rodrin për kalendarin e ngjeshur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësit Jules Kounde dhe Dani Carvajal ka dhënë mbështetje për komentet e Rodrit duke kritikuar kalendarin e ngjeshur.

Lojtarët po kritikojnë UEFA-n dhe FIFA-n sepse çdo vit po e rrisin numrin e ndeshjeve, duke iu shkurtuar orarin e pushimeve.

Carvajal ishte i pari që e mbështet Rodrin, duke thënë se shkaku i këtyre ndryshimeve lojtarët po vuajnë.

“Nëse pyet ndonjë futbollist, do të thonë të njëjtën gjë. Nuk është vetëm mendimi i Rodrit. Është mendimi i lojtarëve dhe nëse kjo vazhdon, atëherë do të vjen një kohë që nuk do të kemi opsione tjera. Është diçka që na shqetëson sepse ne po vuajmë”.

Ndërsa, Kounde kritikoi UEFA-n që zëri i lojtarëve nuk po dëgjohet pavarësisht që janë ankuar që tre apo katër vite.

“Çdo vit kemi më shumë ndeshje dhe pushim më pak. Kemi lojtarë që e thonë këtë gjë që tre apo katër vite, por askush nuk na jep vëmendje”.

Koha do të vjen kur të shkojmë në grevë për t’u dëgjuar, siç tha Rodri”, nënvizoi francezi.

Mbështetje për këto thirrje ka dhënë edhe portieri Alisson, ndërsa numri i lojtarëve veçse po rritet.

Kujtojmë, UEFA e ndryshoi edhe formatin e Ligës së Kampionëve duke shtuar më shumë skuadra, si dhe do të zhvillohen më shumë ndeshje brenda një sezoni.

Lajme të ngjashme