Yamal shpjegon si Spanja mund ta mposhtë Anglinë në finale - NACIONALE

Yamal shpjegon si Spanja mund ta mposhtë Anglinë në finale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lamine Yamal thotë se Spanja mund të triumfojë ndaj Anglisë në finalen e “Euro 2024”, duke vazhduar rrugëtimin impresionues që kanë pasur në këtë turne deri më tani.

“La Roja” i ka fituar të gjitha ndeshjet që kanë zhvilluar në Gjermani këtë verë, me 17-vjeçarin që ka impresionuar me një gol dhe tre asistime.

Yamal ka optimizëm se Spanja mund të shënojë fitore ndaj Anglisë dhe beson se mund t’ia dalin nëse vazhdojnë me të njëjtën sistem të lojës.

“Një finale ëndrrash, sidomos me Anglinë përpara. Të gjithë duan të luajnë në këso ndeshje, tani duam ta fitojmë kupën që të përfundojë në Spanjë”.

“Të luajmë në mënyrën si luajmë, si ndaj Gjermanisë ose Francës. Të jemi vetvetja, ta kemi topin dhe ta kontrollojmë lojën gjatë tërë kohës. Mendoj se jemi më të mirët në këtë aspekt dhe askush s’mund të na ndalë”.

“Është e qartë se nuk ka asnjë skuadër si Spanja, që luan me top dhe shkon për presion. Po ia kalojmë mirë. Në fund, intensiteti është çelësi, pa të nuk mund ta fitosh një finale të Evropianit”, deklaroi ai.

Kujtojmë, finalja do të nisë me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme