Yamal i vendos vetes ambicie për ta fituar Topin e Artë - NACIONALE

Yamal i vendos vetes ambicie për ta fituar Topin e Artë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Talenti i Barcelonës Lamine Yamal synon ta fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme.

Spanjolli e mori çmimin e lojtarit më të mirë të ri (Kopa Trophy) të hënën, ndërsa tani synon trofeun më të rëndësishëm në aspektin individual.

Ai në një intervistë për “Moviestar” tha se shpreson ta fitojë sa më parë që është e mundur.

“Është e pabesueshme të jesh në këso ceremonie dhe të shkosh për më shumë. E kam fjalën të fitojmë më shumë tituj të La Liga-s, Ligës së Kampionëve, Kupës së Mbretit dhe gjithçka tjetër”.

Individualisht, të gjithë lojtarët e kanë synim Topin e Artë. Shpresoj që mund ta fitoj sa më shpejtë që është e mundur, është diçka që e kam në mendje dhe dua ta arrij”, deklaroi ai.

Rodri u bë lojtari i parë që luan në pozitën e mesfushorit mbrojtës që e fiton Topin e Artë, pasi mposhti Vinicius Juniorin në këtë garë. Real Madridi e bojkotoi tërë ceremoninë shkaku që braziliani s’doli i pari.

Yamal ndër të tjera mund të jetë kandidati i radhës nëse Barcelona vazhdon me këtë formë mahnitëse.

Barcelona përndryshe është lider me gjashtë pikë para Real Madridit në kampionatin spanjoll, ndërsa kanë regjistruar dy fitore nga tre ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme