Yakin e rikthen Shaqirin në stol ndaj Gjermanisë, formacionet zyrtare - NACIONALE

Yakin e rikthen Shaqirin në stol ndaj Gjermanisë, formacionet zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Murat Yakin e ka vendosur prapë sulmuesin Xherdan Shaqiri në stol, në përballjen ndaj Gjermanisë.

Pavarësisht që ylli i Chicago Fire ishte fantastik në përballjen e fundit, ku shënoi edhe një eurogol, duket se nuk e ka bindur trajnerin për të qenë titullar dy ndeshje radhazi.

Vetëm mesfushori Granit Xhaka vazhdon të jetë titullar për të tretën ndeshje radhazi.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer, Mittelstadt, Rudiger, Tah, Kimmich, Andrich, Gundogan, Musiala, Wirtz, Kroos, Havertz

Zvicër: Sommer, Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez, Xhaka, Rieder, Aebischer, Freuler, Ndoye, Embolo

Përballja do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme