Xhevat Prekazi mezi e shet fanellën e Partizanit të Beogradit, publikon çmimin për keqardhje - NACIONALE

Xhevat Prekazi mezi e shet fanellën e Partizanit të Beogradit, publikon çmimin për keqardhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevat Prekazi, ish-futbollisti nga Kosova dhe tani ndihmëstrajneri i Serbisë U21, e ka shitur për rreth 2 mijë euro ankand fanellën e vet me Partizanin e Beogradit, të nënshkruar, për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh mëngjesin e hershëm të 6 shkurtit, i cili i ka vrarë mbi 46 mijë njerëz në të dy vendet.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve vetëm në Turqi që prej ditës së tërmetit është rritur në 40,642, sipas autoriteteve vendase.

Prekazi, i cili karrierën e nisi në klubin e vendlindjen në Mitrovicë KF Trepça para se t’i bashkohej Partizanit në Beograd, e qiti në shitje në ankand fanellën e nënshkruar të ish-klubit të tij serb javën e kaluar dhe paratë e mbledhur nga shitja e saj, 1.887 euro, i ka dhuruar për viktimat e tërmetit.

“Fanella ime u shit për 38.000 lira turke (1.887 euro), në përputhje me kërkesën e donatorit tonë. Faleminderit të gjithë juve që morët pjesë dhe më përkrahët. Të dua shumë, Turqi!” shkroi Prekazi në Twitter, ku e publikoi edhe një fotografi të faturës së parave të dhuruara nga shitja e fanellës.

Ish-mesfushori 65-vjeçar i kaloi nëntë vite në Partizan në kryeqytetin serb, ku edhe jeton sot e asaj dite, para se të bënte karrierë të madhe në Turqi, ku luajti për gjigantin Galatasaray për gjashtë sezone.

Javën e kaluar, ai e shiti për rreth 10 mijë euro fanellën e vet të Galatasarayt dhe ato para i dhuroi për viktimat e tërmetit në Turqi.

Prekazi, i lindur në Mitrovicë nga prindër shqiptarë, tani është ndihmëstrajner i ekipit kombëtar U21 të Serbisë.

Në një intervistë në dhjetor të vitit 2022, Prekazi e pranoi se shkon rrallë në vendlindjen e vet në Remont të Mitrovicës.

Vitin e kaluar isha për pak atje. Pashë tre nga miqtë e mi nga rruga. Pjesa tjetër fatkeqësisht nuk është gjallë. Nuk kam parë askënd nga Remonti, përpos Miletoviqit që është këtu në Beograd”, kishte thënë ai.

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh mëngjesin e hershëm të 6 shkurtit, i cili i ka vrarë mbi 46 mijë njerëz në të dy vendet.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve vetëm në Turqi që prej ditës së tërmetit është rritur në 40,642, sipas autoriteteve vendase.

Në Siri thuhet të kenë vdekur mbi 5.800 njerëz nga ky tërmet në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe nga rebelët.

Tmerri i tërmetit të fuqishëm në Turqi i ka prekur edhe futbollistët në këtë vend, duke i lënë të vdekur disa prej tyre, përfshirë Christian Atsu, ish-lojtarin e klubeve të Premierligës si Chelsea, Newcastle dhe Everton.

Lajme të ngjashme