Xherdan Shaqiri vendos rekord historik: Lojtari i parë që shënon në gjashtë turne të mëdha
Ylli nga Kosova Xherdan Shaqiri ka hyrë në histori duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë turne të mëdha.
Me eurogolin që realizoi ndaj Skocisë, Shaqa tani ka shënuar në gjashtë turne të mëdha radhazi, duke nisur nga Kupa e Botës 2014.
Pas atij goli, Shaqiri realizoi një gol në “Euro 2016”, një tjetër në “Kupën e Botës 2018”, tre gola në “Euro 2020”, një gol në “Kupën e Botës 2022”, si dhe goli i të mërkurës mbrëma në Evropianin 2024.
🚨🚨| Xherdan Shaqiri has made 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐘 by scoring in six consecutive major tournaments:
— CentreGoals. (@centregoals) June 19, 2024
— World Cup 2014: ⚽️
— EURO 2016: ⚽️
— World Cup 2018: ⚽️
— EURO 2020: ⚽️⚽️⚽️
— World Cup 2022: ⚽️
— EURO 2024: ⚽️
He's now the 𝐅𝐈𝐑𝐒𝐓 player to achieve this remarkable feat. 😳🇨🇭 pic.twitter.com/cdJhZY7Yvf
Ylli i Chicago Fire bëhet lojtari i parë që e arrin një gjë të tillë, megjithatë shumë shpejtë mund t’iu bashkohet edhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë.