Xhaka: Shpresoj që nesër t’iu bëj të lumtur
Mesfushori Granit Xhaka tha se është shumë emocionues para përballjes së nesërme, ku pret një sfidë të vështirë.
Në konferencë për shtyp, ylli i Bayer Leverkusenit deklaroi se janë përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Një lojë e veçantë për mua dhe familjen time. Nuk krahasohet loja me Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën. Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe besoj se nesër do të kemi ndeshje më shumë emocione”.
“Ne Kosovën e njohim shumë mirë, edhe lojtarët gjithashtu. Trajneri na ka përgatitur si ndaj Rumanisë, por nesër duhet edhe na lojtarët ta tregojmë veten në fushë”.
“E shoh shumë pozitive, jo vetëm sepse kemi një kombëtare por tre. Pra kemi lojtarë që luajnë në kombëtare tjera. Secili duhet të vendos për vete se ku do të shkojë”.
“Jo s’ka ndodhë kurrë. E ndjej veten si në shtëpi timen. Atë respekt që na jepni, mundohem t’ua kthejmë. Ndihem shumë krenar që jam këtu. Shpresoj që nesër edhe pse jam në fanellën tjetër shpresoj t’iu bëj të lumtur”.
Një moment qesharak ndodhi gjithashtu në konferencë, ku një nga gazetarët i tha Xhakës “A po e zgjatë dorën për një barazim”, me lojtarin që deklaroi se nuk ka përgjigje mirëpo trajneri Murat Yakin bëri të qartë se duan vetëm pikët e plota.