Xhaka: S’flas më për titull, e patë çfarë ndodhi në Premierligë - NACIONALE

Xhaka: S’flas më për titull, e patë çfarë ndodhi në Premierligë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka ka refuzuar të flet për titullin kampion me Bayer Leverkusenin, duke kujtuar atë që i ndodhi me Arsenalin.

Xhaka në sezonin e fundit me “Topçinjtë” ishte afër ta fitonte titullin në Angli, pasi qëndruan në krye mbi 200 ditë por pastaj dështuan në xhirot e fundit që ndikoi se Man City ta mbrojë titullin.

E nga kjo situatë ka mësuar më së miri ylli shqiptar, i cili për “20min” deklaroi se më nuk flet për titullin kampion.

Ka shumë arsye që po shkojnë gjërat mirë te Leverkuseni. Kemi një trajner të mirë, skuadër të mirë. Por, është vetëm gjysma. Nuk fiton asgjë në dimër. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë fortë”.

“Titulli objektiv? Nuk flas për kampionatin aspak. As sonte, as dje dhe as në javët e ardhshme gjithashtu. E di se çfarë është të flasësh për fitimin e titullit javë më parë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi në Premierligë vitin e kaluar. Për këtë arsye, motoja jonë është ndeshje pas ndeshje”.

Është herët të flasësh për titullin kampion. Jam person që dua të flas diçka, por kemi edhe 17 ndeshje para nesh dhe e dimë që do të përballemi direkt me Bayernin. Jemi në rrugën e duhur, por askush në Leverkusen s’po flet për titullin kampion për momentin”, nënvizoi ai.

Leverkusen momentalisht prinë në Gjermani me 45 pikë, katër më shumë se Bayern Munich, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme