Xhaka s’e harron Arsenalin: Humbën nga Villa, por shpresoj që ta fitojnë Premierligën - NACIONALE

Xhaka s’e harron Arsenalin: Humbën nga Villa, por shpresoj që ta fitojnë Premierligën

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Bayer Leverkusenit Granit Xhaka i ka uruar sukses Arsenalit për ta fituar Premierligën këtë vit, meqenëse sezonin e kaluar dështuan.

Xhaka e fitoi titullin në Gjermani me Leverkusenin plot pesë xhiro pa përfunduar kampionati, duke shënuar në demolimin 5:0 ndaj Werder Bremerit.

Pas ndeshjes, shqiptari që përfaqëson Zvicrën u pyet lidhur me Arsenalin dhe ai i urojë suksese në garën për titullin kampion.

“Më thanë se kanë humbur 0:2 ndaj Aston Villas, por prapë gara është shumë e ngushtë. E dinë se jam në kontakt me shumë bashkëlojtarë, klubin dhe iu uroj vetëm fat. Shpresoj që t’ia dalin sivjet sepse vitin e kaluar ishte shumë afër”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, mbrojtësi Frimpong e ngacmoi të shtunën sa ishte drejtpërdrejt në “Instagram”, duke i thënë “Erdhe nga Arsenali për ta fituar titullin këtu”.

Përndryshe, Xhaka mund të fitojë edhe dy trofe tjerë me Leverkusenin këtë sezon, pasi ndodhën në finalen e Kupës së Gjermanisë si dhe në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Kujtojmë, Leverkuseni ende është i pamposhtur këtë edicion dhe mund të bëhet skuadra e vetme në histori që e mbyll pa humbje tërë sezonin në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme