Xhaka, Kane e Neuer mund të ndëshkohen me karton të verdhë para çdo ndeshje në Katar - NACIONALE

Xhaka, Kane e Neuer mund të ndëshkohen me karton të verdhë para çdo ndeshje në Katar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lojtarët që mbajnë shiritin e kapitenit One Love(në përkrahje të komunitetit LGBTQ+) në Kupën e Botës në Katar mund të rrezikojnë të ndëshkohen me karton të verdhë para fillimit të ndeshjes për shkeljen e rregullave të pajisjeve të FIFA-s.

Kapitenët e nëntë kombeve evropiane, duke përfshirë Harry Kane të Anglisë, Gareth Bale të Uellsit dhe Manuel Neuer të Gjermanisë, po planifikonin të mbanin shiritat One Love që promovonin përfshirjen dhe të drejtat e LGBTQ + në Katar, një vend që kriminalizon marrëdhëniet e të njëjtit seks.

Granit Xhaka në Premierligë në ndeshjen e fundit që ishte kapiten po ashtu kishte mbajtur një shirit të tillë, por ende nuk dihet se a do ta vazhdojë të njëjtën edhe në Botëror.

Arsenal: If these were auditions for next club captain, Granit Xhaka wins

Nga gazeta gjermane Bild sugjerojnë se DFB tani po shqyrton nëse Neuer duhet të mbajë shiritin në krah duke pasur parasysh pasojat e mundshme, ndërsa Kane pritet të mbajë shiritin për përballjen e Anglisë me Iranin të hënën.

Rregullat aktuale të pajisjeve të FIFA-s thonë se: "Në turnetë e FIFA-s, stafi i ndeshjeve duhet të veshë veshje dhe pajisje zyrtare të ofruara nga FIFA, duke përfshirë distinktivët e ngjarjeve të FIFA-s të specifikuara dhe të ofruara nga FIFA".

England captain Harry Kane will wear OneLove armband at Qatar World Cup even if FIFA prohibits it | Football News | Sky Sports

Veshjet jozyrtare si shiritat One Love mund të konsiderohen të paligjshme dhe lojtarët që i mbajnë ato mund të gjobiten ose t'u tregohen kartonë të verdhë.

Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i FA, ka thënë më parë se Anglia është e gatshme të gjobitet për vendosjen e shiritit.

Ai tha se ishte 'i mërzitur' që shumë tifozë të Anglisë të komunitetit LGBTQ+ nuk kishin ardhur në Katar si rezultat i shqetësimeve për ligjet e Katarit dhe kjo ishte 'me të vërtetë e rëndësishme për të treguar vlerat tona'.

FA i kërkoi FIFA-s leje për të veshur shiritin One Love muajin e kaluar, por nuk mori asnjë përgjigje.

FIFA ka lansuar shiritin e saj të kapitenit si përgjigje, si pjesë e një fushate sociale të drejtuar së bashku me Kombet e Bashkuara që do të promovojë një fushatë të ndryshme për çdo raund të turneut.

Tema e çerekfinales do të jetë 'pa diskriminim', por nuk përmenden të drejtat e LGBTQ+ në asnjë nga fushatat.

Përcill zhvillimet dhe artikujt e fundit nga botërori duke klikuar KËTU!

Lajme të ngjashme