Xavi 'vajton' si gjithmonë, kritikon gjyqtarët pas barazimit të Barcelonës me Rayo Vallecanon - NACIONALE

Xavi 'vajton' si gjithmonë, kritikon gjyqtarët pas barazimit të Barcelonës me Rayo Vallecanon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vazhduar si gjithmonë kur skuadra e tij dështon të marrë pikët e plota. Ai është ankuar në gjyqtarët e takimit, pasi thotë se ndërhyrja ndaj Raphinhas do të duhej të ishte penallti.

Barcelona barazoi ndaj Rayo Vallecanos vetëm fal një autogoli të vonshëm, pasi ishte duke humbur për pjesën më të madhe të takimit.

Lojtarët e Barcelonës kërkuan penallti në minutat shtesë të ndeshjes, kur anësori brazilian u rrëzua pas një kontakti me njërin nga mbrojtësit, por VAR nuk ndërhyri dhe as gjyqtari kryesor nuk bëri me shenjë për 11-metërsh.

Xavi Barcelona

Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës vuri në dyshim vendimin e gjyqtarit për të mos i dhënë skuadrës së tij atë që mund të ishte një goditje vendimtare nga pika e bardhë: "Më pas më thuhet se po kërkoj justifikime, por faulli ndaj Raphinhas është një një penallti e pastër. Na ndodhi në Getafe, në Granada dhe sot. Ne humbëm sepse nuk ishim mirë në pjesën e parë dhe kjo nuk është justifikim, por është një penallti e pastër."

Me këtë barazim të sotëm, Barcelona rrezikon të largohet edhe më shumë nga kreu i tabelës, nëse Girona e Real Madrid marrin fitore në ndeshjen e tyre të kësaj jave.

Robert Lewandowski Barcelona 2023-24

Ndeshja e radhës për skuadrën e Xavit është të martën, kur takohen me Porton, në xhiron e pestë të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme