Xavi thotë se kthimi i Messit në Barcelonë varet nga ‘çfarë dëshiron ai’ - NACIONALE

Xavi thotë se kthimi i Messit në Barcelonë varet nga ‘çfarë dëshiron ai’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se është ende i pasigurt nëse Lionel Messi do të kthehet në klubin katualunas nga Paris Saint-Germain pasi të përfundojë sezoni, pasi sipas tij krejt kjo varët nga argjentinasi, nga ajo se çfarë dëshiron ai.

Një kthim në Camp Nou është konsideruar si një mundësi që kur ai u largua si një lojtar i lirë në vitin 2021, dhe këto raportime janë shtuar tani që koha e tij në PSG do të përfundojë këtë verë. Megjithatë, Xavi pranon se asgjë nuk është vendosur ende dhe se një ribashkim varet gjithashtu nga ajo që dëshiron Messi.

Xavi

“Situata është akoma në ajër”, tha Xavi në një konferencë për shtyp. "Kjo varet nga shumë gjëra. Nuk mund të them shumë më tepër. Leo është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai është një mik i mirë. Nga këtu, varet nga shumë gjëra, por mbi të gjitha nga qëllimet e tij dhe nga ajo që ai dëshiron."

Lionel Messi PSG 2022-23

Presidenti i Barçës, Joan Laporta ka thënë se do të bëjë "gjithçka" për ta rikthyer 35-vjeçarin në klub. Megjithatë, skuadra katalunase nuk është e vetmja e interesuar për nënshkrimin e tij. Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal thuhet se është e gatshme t'i paguajë atij 500 milionë euro për t'u bashkuar me ta, ndërsa skuadra e MLS, Inter Miami, ka qenë gjithashtu në ndjekje të tij.

Lionel-Messi

Messi ka të ngjarë të marrë pjesë në dy ndeshjet e fundit të sezonit të PSG-së, kundër Strasburgut dhe Clermont Foot, përpara se të njoftojë lëvizjen e tij të ardhshme.

Lajme të ngjashme