Xavi tenton ta largojë presionin: PSG mbetet favoriti - NACIONALE

Xavi tenton ta largojë presionin: PSG mbetet favoriti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thotë se Paris Saint-Germain mbetet favoriti pavarësisht fitores në “Parkun e Princave”.

Barcelona shënoi fitore të madhe në udhëtim te PSG-ja në Francë duke triumfuar me rezultat 2:3, ndërsa tani do ta synojnë kualifikimin në gjysmëfinale të martën mbrëma.

Pas ndeshjes, Xavi u deklarua se është i lumtur për fitoren mirëpo shtoi se PSG-ja mbetet favoriti për të avancuar tutje.

Besoj se PSG-ja mbetet favoriti. E kemi ngushtuar hapësirën sepse në mënyrë defansive kemi qenë solid”.

Jam shumë krenar sepse ishte fitore ndaj një ndër skuadrave më të mira në botë. Jemi në gjysmën e rrugës”.

Jam i lumtur si tifoz i Barcelonës, por ende nuk ka mbaruar. Është fitore e madhe. Është moment krenarie por do të kemi një sfidë të vështirë në Barcelonë”.

Përndryshe, Xavi kishte lëvdata edhe për qendërmbrojtësin Cubarsi, pra 17-vjeçarin që s’e la të lëvizte Kylian Mbappen.

Është një nivel i jashtëzakonshëm. Fiton duele, pozicionet mirë, garon si një lojtar me eksperiencë... më bën krenar të luajmë me adoleshentë”.

Kujtojmë, përballja mes Barcelonës dhe PSG-së do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00, ndërsa fituesi do të avancojë në gjysmëfinale për t’u përballur me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid.

Lajme të ngjashme