Xavi: Të flisja me Piquen për planet e mia për të ishte gjëja më e vështirë që kam bërë si trajner - NACIONALE

Xavi: Të flisja me Piquen për planet e mia për të ishte gjëja më e vështirë që kam bërë si trajner

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se është munduar të jetë i sinqertë me Gerard Piquen dhe ka vlerësuar mënyrën se si ai vendosi të pensionohej, teksa ka thënë se biseda në fillim të verës që pati me mbrojtësin ishte gjëja më e vështirë që ka bërë në karrierën e tij si trajner.

Pique konfirmoi të enjten se do t'i japë fund karrierës së tij si lojtar, me përballjen e fundjavës kundër Almerias që do të jetë e fundit për të. Mbrojtësi është paraqitur vetëm pesë herë në La Liga këtë sezon, vetëm tre herë si titullar. Xavi thotë se e respekton vendimin e ish-shokut të tij të skuadrës për t'u tërhequr dhe thotë se kishte një bisedë të sinqertë me mbrojtësin për vendin e tij në skuadër.

Gerard Pique Xavi Barcelona 2021-22

Xavi u tha gazetarëve: "Pique është një lojtar që ka ende një kontratë dhe që mund të kishte vazhduar në klub, kështu që gjesti i tij tregon madhështi të jashtëzakonshme. Ne patëm një bisedë private në fillim të verës. Më duhej të shpjegoja synimet e mia për të dhe ishte një nga momentet më të vështira që më është dashur të bëj si trajner.

Kemi dëgjuar për vendimin e Piques këtë javë. Sigurisht që unë kam pasur një peshë të rëndësishme në marrjen e këtij vendimi, por e vërteta është se unë duhet të marr vendime dhe në shumë situata dikush tjetër luajti para Piques. Për mua nuk është një lehtësim që ai po largohet tani. Është një vendim personal për të, për shkak të rrethanave dhe për shkak të bisedës që bëmë gjatë verës. Jam përpjekur të jem i sinqertë me Piquen… Futbollisti gjithmonë ndjen se kur nuk luan, duhet fajësuar trajneri”.

Gerard Pique bench 2022-23

Jules Kounde, Ronald Araujo, Andreas Christensen dhe Eric Garcia kanë kaluar të gjithë përpara Piques në planin e parë për një vend në formacionin fillestar. Kontrata e reprezentuesit spanjoll ishte parashikuar të mbaronte në verë, por ai do t'i japë fund karrierës së tij shumë më shpejt se kaq.

Gerard Pique Barcelona Champions League trophy 2014-15

35-vjeçari do t'i japë lamtumirën tifozëve të Barçës kur ata të përballen me Almerian të shtunën në ndeshjen e tij të fundit për klubin.

Lajme të ngjashme