Xavi s’e përjashton mundësinë për kthimin e Messit në Barcelonë: Do ta shohim
Kthimi i Lionel Messit në Barcelonë është i mundur në sytë e trajnerit Xavi, i cili, megjithatë, nuk deshi të futet thellë në këtë temë tani, duke thënë se tani për tani është e pamundur çfarëdo marrëveshje me Paris Saint-Germain.
Kjo është për shkak se shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka marrëveshje me kampionin francez deri në verën e vitit 2023.
Nëse Messi dhe PSG-ja nuk pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit pas 12 muajve, atëherë superylli argjentinas do të jetë lojtar i lirë përsëri dy vite pasi habiti botën kur u largua nga Camp Nou dhe shkoi në Parkun e Princave.
Pak ditë më parë, presidenti i Barcelonës Joan Laporta e pranoi se dëshiron ta shohë patjetër Messin në Katalonjë përsëri.
A do të kthehet Messi në Barcelonë?
Laporta tha se kapitulli i Messit në Barçë nuk ka mbaruar ende dhe se ndihet borxhli ndaj sulmuesit nga Amerika Jugore, pasi nuk ishte në gjendje t’i ofronte kontratë të re në vitin 2021.

Xavi, i cili ka luajtur përkrah Messin për shumë vjet, do ta mirëpriste kthimin e 34-vjeçarit në skuadrën e tij, por e pranon se asnjë marrëveshje nuk mund të bisedohet para viti 2023.
I pyetur për kthimin e Messit në Barçë, Xavi tha: “Tani për tani, të nënshkruajmë me Messin është e pamundur. Ai ka kontratë me Parisin”.
“Do ta shohim në të ardhmen. Nuk është koha të flasim për këtë tani”, shtoi ai.
Messi u largua nga Barcelona në gusht të vitit të kaluar, pasi klubi nuk ishte në gjendje ta regjistronte si lojtar të vetin, pavarësisht se kishin arritur marrëveshje, për shkak të rregullave financiare të La Ligës.

Largimi i tij nga klubi ku ishte rritur dhe kishte fituar gjithçka tronditi botën e sportit dhe Messi arriti marrëveshje me PSG-në, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësinë për edhe një vit tjetër.
Sezoni i tij i parë jashtë Camp Nou nuk ishte aq i mirë, pasi argjentinasi hasi në vështirë për t’u përshtatur me mjedisin e ri dhe futbollin në Ligue 1. Ai e fitoi titullin në Ligue 1 në sezonin e tij të parë në Paris.