Xavi për El Clasicon: Real Madrdi është favorit i pastër - NACIONALE

Xavi për El Clasicon: Real Madrdi është favorit i pastër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë Real Madridi është favorit i pastër ndaj skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, që zhvillohet nesër.

Katalunasit udhëtojnë në Madrid për ndeshjen e parë të gjysmëfinales pas humbjeve të njëpasnjëshme kundër Manchester United në Ligë të Evropës dhe Almerias në La Liga. Atyre gjithashtu do të mungojnë lojtarët kyç si Robert Lewandowski, Pedri dhe Ousmane Dembele, të cilët janë të lënduar, dhe kjo ka krijuar jo pak shqetësim për Xavin.

el-barcelona

Barça është shtatë pikë para Realit në La Liga për momentin, por trajneri spanjoll insistoi se skuadra e tij nuk është favorite, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

Barcelona: Xavi: Being the coach of Barcelona is a thankless task | Marca

Xavi pati një përgjigje kur u pyet se kush është favorit në ndeshjet gjysmëfinale: "Ne po luajmë për një titull, Real Madridi është ende favorit sepse ata janë kampionë të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Ata janë një kundërshtar shumë i vështirë dhe janë në një moment të mirë. Reali është favorit. Argumenti im është se ata kanë fituar titujt e fundit dhe ne jemi në proces të ndërtimit: ne kemi fituar një titull dhe kundër tyre, duke luajtur futboll të jashtëzakonshëm. Por është Real Madridi, ata po konkurrojnë, ata mundën Liverpoolin dhe ne duhet të jemi të sinqertë”.

Tutje trajneri katalunas tha se Real Madridi nuk është skuadër që të dominon, por ka disa faza në ndeshje përmes kundërsulmeve, dhe janë në gjendje të mposhtin nga ato.

“Ata janë një kundërshtar shumë i vështirë, nuk dominojnë gjatë tërë lojës, por kanë ato mini-fazat ku ju dominojnë dhe në një kundërsulm, ata shënojnë. Reali është një kundërshtar shumë i vështirë në fushën e tyre në shtëpi”.

Xavi mbetet i bindur se humbjet e fundit të Barçës nuk do të ndikojnë në mentalitetin e lojtarëve dhe këmbëngul se ata do të shkojnë në Bernabeu për të fituar, edhe pse rrethanat nuk janë ideale. Klubi katalanas një muaj më parë fitoi një finale El Clasiso, ku mposhti 3:1 Realin në Arabinë Saudite në kuadër të Superkupës dhe Xavi pret që skuadra e tij të tregojë edhe një herë "personalitetin" në fushë.

Clasico Real Madrid Barcelona

“Frika na jep gjëra negative, duhet të mendojmë pozitivisht. Kemi konkurruar mirë deri tani”, shtoi ai. "Ne do të garojmë ballë për ballë. Do të tregojmë modelin dhe personalitetin tonë të futbollit. Jemi mirë. Nga brenda analizojmë arsyet e humbjes dhe kjo është një çështje futbolli. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Synimi ynë është gjithmonë për të fituar, duke qenë protagonistë me topin. Nuk do të ishim të lumtur me një humbje”.

Xavi do të udhëheqë skuadrën e tij kundër Real Madridit të enjten në mbrëmje në Kupën e Mbretit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në Camp Nou më 5 prill.

Lajme të ngjashme