Xavi ndryshon mendje, i hapur për rinovimin me Barcelonën - NACIONALE

Xavi ndryshon mendje, i hapur për rinovimin me Barcelonën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez duket se ka ndryshuar mendje dhe tani është i hapur për të rinovuar kontratën.

Tekniku spanjoll kishte njoftuar largimin por me humbjen e pësuar në vikend nga Real Madridi e tërë situata ka ndryshuar, me ish mesfushorin që preferon të qëndrojë edhe për vitin tjetër në “Camp Nou”.

Megjithatë, “rac1” tani raporton se do të ketë një mbledhje së shpejti mes Xavit dhe drejtuesve, ku do të vendoset përfundimisht mbi të ardhmen e trajnerit.

Xavi pritet të kërkojë në mbledhje garanci që skuadra të përmirësohet, ku dëshiron transferime me Bernardo Silvan si prioriteti kryesor.

Tekniku katalunas nuk është i kënaqur me disa lojtarë dhe është në dijeni se nuk mund të konkurrojë me Real Madridin pa disa nënshkrime.

Mirëpo, problemi kryesor mbetet te Joan Laporta, i cili dëshiron që Xavi të qëndrojë por nuk mund t’i garantojë transferimet që ky i fundit kërkon në verë.

Përndryshe, Rafa Marquez mbetet alternativa kryesore për ta zëvendësuar Xavin, i cili ka bërë një punë fantastike te ekipi B, ku falë tij shumë emra të mëdhenj tani luajnë edhe në formacionin bazë.

Lajme të ngjashme