Xavi: Napoli është përmirësuar, s’ka favorit - NACIONALE

Xavi: Napoli është përmirësuar, s’ka favorit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thotë se Napoli është përmirësuar nën urdhrat e Francesco Calzona, ndërsa do të donte ta shihte Stanislav Lobotkan te klubi katalunas.

Napoli dhe Barcelona do të përballet në Spanjë nesër në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Xavi para ndeshjes në konferencë për shtyp ka deklaruar se Napoli është përmirësuar, por që s’ka favorit.

Pres që Napoli të ndërtohet nga mbrojtja, kanë kualitet të lartë individual”.

Tre lojtarët sulmues janë të nivelit të lartë. Është ndeshje e madhe ndaj një klubi të madh, kampioni momental i Italisë”.

Nuk ka favorit, është 50-50. Duhet ta tregojmë identitetin tonë dhe të kemi personalitet”.

Ata janë përmirësuar nën urdhrat e trajnerit të ri, janë më dinamikë. Po kemi probleme me lëndime, por duhet të garojmë. Ishim më të mirë në Napoli dhe duhet të jemi këtu”.

Xavi ndër të tjera shtoi se ndeshja e nesërme është më e rëndësishmja e sezonit për gjigantin katalunas.

Është (ndeshja më e rëndësishme), por jemi gati me shumë besim. Nuk kemi luajtur në çerekfinale që katër vite. Përballemi me një skuadër që nuk është në momentet më të mira, por ka fituar titullin sezonin e kaluar. Na duhet një stadium i plotë”.

Kemi luajtur ndeshje të mira ndaj klubeve të mëdha, si Real Madrid edhe pse humbëm në La Liga, por edhe ndaj Atleticos dhe Napolit. Duhet të bëjmë paraqitje të ngjashme, por të jemi më efektiv brenda zonës”.

Në fund, Xavi nënvizoi se do të donte ta shihte Lobotkan te Barcelona.

Më pëlqen Lobotka, është i mirë në ndërtimin e aksioneve dhe nuk i pëlqen ta humb posedimin. Do të doja ta shihja në një klub si Barcelona”.

Barcelona mposhti Mallorcan e Muriqit të premten derisa Napoli u ndal nga Torino në të njëjtën ditë. Barcelona renditet në pozitën e tretë në tabelë, tetë pikë prapa liderit Real Madrid.

Lajme të ngjashme