Xavi: Na duhet ende shumë punë që të bëhemi kampion - NACIONALE

Xavi: Na duhet ende shumë punë që të bëhemi kampion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez insiston se La Liga ende s'ka mbaruar pavarësisht faktit që janë 13 pikë para Real Madridit.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Getafes, tekniku katalunas deklaroi se duhet ende shumë punë që ta sigurojnë titullin.

"Kemi një avantazh të rëndësishëm dhe këto tre apo katër ndeshjet e radhës janë çelësi. Nëse i fitojmë, jemi pranë që të bëhemi kampion. Tre ose katër ndeshje praktikisht do të na bënin kampion".

"Për ne nuk është e vështirë, nuk është lehtë të fitojmë ndeshjet. Do të jetë një tjetër test ndaj një kundërshtari të vështirë. Jemi shumë të emocionuar me këtë ligë. Ndodhemi në situatë të privilegjuar dhe duam ta mbajmë. Kemi ende shumë ndeshje që ta fitojmë ligën".

Xavi gjithashtu komentoi edhe ndeshjen ndaj Getafes, ku theksoi se pret një sfidë jo të lehtë shkaku që mysafirët mbrohen me pesë lojtarë.

"Janë skuadër shumë agresive. Kanë fituar shumë pikë në pjesën e parë, janë kundërshtar i vështirë. Do të jetë ndeshje e vështirë. Ata i bëjnë gjërat shumë mirë, normalisht luajnë me pesë lojtarë mbrapa".

"Kemi stërvitur mirë dhe të shohim si do të funksionojë sulmi. Është vështirë të sulmosh ndaj këtyre skuadrave që punojnë shumë mirë në aspektin defansiv".

Xavi në fund shtoi se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

"E konsideroj si më të mirin në botë, praktikisht që kur ia nisi punës. Ai është brilant, numri 1. Të gjithë që kalojnë nga duart e tij janë garues. Nuk e krahasoj me vetën, jam ende shumë larg tij. Shpresoj që një ditë t'i afrohem rekordit të tij, por jo për veten mirëpo klubin".

Lajme të ngjashme