Xavi merr masa ekstreme, kërkon ta gjej “shpiunin” e dhomës së zhveshjes - NACIONALE

Xavi merr masa ekstreme, kërkon ta gjej “shpiunin” e dhomës së zhveshjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez po tenton me të gjitha forcat ta gjejë “shpiunin” në dhomën e zhveshjes, pasi janë të sigurt se dikush nga stafi është duke treguar disa prapaskena.

Klubi katalunas rikthehet në “aksion” këtë të mërkurë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, që mbetet trofeu i fundit për të luftuar pasi humbën Superkupën dhe Kupën e Mbretit, derisa janë tetë pikë prapa Real Madridit.

Ka pasur shumë spekulime në rritje të pakënaqësisë në mediat spanjolle, me Xavin që njoftoi muajin e kaluar se do të largohet në fundin e sezonit.

Në fakt, ka pasur raportime që kanë rrjedhur nga pagat e lojtarëve e deri të transferimet e mundshme, si dhe prishjet në marrëdhënie dhe pakënaqësia e lojtarëve për minutazhën në fushë.

Sipas “El Chiringuito”, lojtarët e Barcelonës janë lodhur nga shkrimet e vazhdueshme negative dhe janë të bindur se dikush nga stafi i trajnerëve po i bën publike.

Xavi gjithashtu iu beson lojtarëve dhe së fundmi është duke realizuar takimet pa asnjë pjesëtarë të stafit në kërkim për ta gjetur “shpiunin”.

Një hetim i brendshëm ka vazhduar për dy muajt e fundit pa ndonjë sukses dhe anëtarëve të stafit madje është dashur të dorëzojnë telefonat e tyre në mënyrë që bisedat e tyre në WhatsApp të mund të kontrollohen.

Xavi ka kontaktuar me gazetarët për për të parë nëse ata do të zbulojnë se kush është burimi i tyre, megjithëse ata kanë refuzuar ta zbulojnë atë informacion pavarësisht se u kërcënuan me anulimin e akreditimit të tyre.

Lajme të ngjashme