Xavi me rekordin më të keq nga të gjithë trajnerët e Barcelonës pas 50 ndeshjeve të para
Xavi Hernandez e ka shënuar rekordin më të keq si trajner i Barcelonës në 50 ndeshjet e para, pas disfatës 3:1 kundër Real Madridit në El Clasion e së dielës në La Liga.
Skuadra e Xavit u mposht lehtësisht 3:1 nga rivali dhe kampioni spanjoll në Santiago Bernabeu, i cili tani është lider i tabelës dhe në binarë për ta mbrojtur titull në La Liga.
Xavi u emërua trajneri i Barcelonës në nëntor 2021 dhe që prej atëherë ai i ka shënuar 28 fitore, 11 barazime dhe 11 disfata në 50 ndeshjet e para.
Në bazë të këtyre statistikave, Barça e Xavit i ka fituar 95 pikë në total – më së paku prej të gjithë trajnerëve të Barçës – që prej kur nisën të mbledhësin statistikat më 2003.
Ai e ka fituar një pikë më pak se trajneri më i dobët e Barcelonës në 50 ndeshjet e para deri tani, Frank Rijkaard.
Pasi u emërua më 2003, Rijkaardi i shënoi 28 fitore, 12 barazime dhe 10 humbje.

Por ai mbeti në krye të skuadrës për pesë vite, duke i fituar dy tituj në La Liga, Ligën e Kampionëve një herë dhe Superkupën e Spanjës dy herë.
Rijkaardi është më i dobëti pas Ronald Koemanit, i cili i kishte mbledhur 106 pikë nga 50 ndeshjet e para.
Ish-trajneri i Evertonit nuk mbijetoi më shumë se 14 muaj, megjithatë, duke e fituar vetëm Kupën e Mbretit gjatë asaj kohe.
I radhës në listë është Tito Vilanova, i cili i kaloi vetëm 12 muaj në Camp Nou, por i fitoi 36 prej 50 ndeshjeve të para – duke e fituar titullin në ligë në sezonin e vetëm si trajner.

Një pikë para Vilanovës është Gerardo Martino.
Trajneri argjentinas i kaloi 10 muaj në krye të skuadrës katalonase duke i fituar 37 prej 50 ndeshjeve të para, megjithëse e fitoi vetëm Superkupën e Spanjës.
Dy pikë para tij është Ernesto Valverde me 119 pikë të mbledhur nga 50 ndeshjet e para.
Ai humbi më së paku ndeshje nga të gjithë trajnerët, vetëm tri nga 50 ndeshjet e para.
Ai i fitoi dy tituj në La Liga, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës gjatë dy viteve e gjysmë në klub.
Edhe trajneri legjendar Pep Guardiola i mbledhi 119 pikë nga 50 ndeshjet e para, me 37 fitore, tetë barazime dhe pesë humbje.
Por suksesi që ai e gëzoi gjatë katër viteve në Camp Nou është i paarritshëm, me 14 trofe të fituar, përfshirë tre tituj në La Liga, dy trofe në Ligën e Kampionëve dhe dy Kupa të Mbretit.
Dhe trajneri më i suksesshëm pas 50 ndeshjeve të para në Barcelonë është Luis Enrique, i cili e udhëheq Spanjën tani.
Enrique i fitoi 42 prej 50 ndeshjeve të para në Barcelonë, duke humbur pesë dhe duke barazuar tri herë.
Në 50 ndeshje ai i mblodhi 129 pikë – 10 më shumë se trajnerët e tjerë të Barcelonës në këto dy dekada.

