Pep Guardiola kundër Xavi Hernandez: Mësuesi ndaj nxënësit - NACIONALE

Pep Guardiola kundër Xavi Hernandez: Mësuesi ndaj nxënësit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

"Xavi nuk duhet të jetë trashëgimtari im apo trashëgimtari i dikujt tjetër. Ai duhet të jetë vetvetja". Këto ishin fjalët e Pep Guardiolas për Xavi Hernandez nëntë muaj më parë, disa ditë pasi këtij të fundit iu besua stoli i Barcelonës.

Krahasimet mes dy trajnerëve kanë qenë të vazhdueshme, shkaku i stilit të njëjtë të lojës dhe mënyrës si e kuptojnë futbollin.

Nesër Barcelona dhe Manchester City do të zhvillojnë miqësore në nder të Juan Carlos Unzue dhe të rrisin fundet për hulumtimin e ALS, ku dy trajnerët do të përballen për herë të parë.

Të dy janë shumë të lidhur me idenë që Johan Cruyff zbatoi te Barcelona. Guardiola luajti dhe mësoi nga holandezi, ndërsa Xavi mësoi nga Cruyff dhe Guardiola gjithashtu, derisa deri vonë ishte një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

"Të trajnohesh nga Guardiola është klasë e madhe. Kam mësuar shumë. Mënyra si është, ambiciet, dëshira, pasioni. Ai është i tërhequr me futbollin me taktika", ishin fjalët e Xavit për Guardiolan.

Si Barcelona, ashtu edhe Manchester City preferojnë të luajnë futboll ofensive. Dy skuadrat kërkojnë posedimin, luajnë me presion kur e humbin topin. Formacioni favorit është 4-3-3, edhe pse të dy shpesh herë kanë provuar të luajnë edhe me tre mbrojtës.

Të dy janë shumë kërkues nga lojtarët. Kur Guardiola arriti te Barcelona, ai kërkoi shitjen e Ronaldinho, Deco dhe Eto'o dhe Xavi bëri njëjtë duke mos hezituar ta paralajmërojë kapitenin Gerard Pique që ai nuk do të luajë shumë këtë sezon.

Ngjashmëritë mes të dyve, të cilët ishin në të njëjtën skuadër në vitin 1998, janë të shumta. Me stile pothuajse identike të lojës, ata do të përballen nesër me njëri-tjetrin në atë që duhet të jetë një garë emocionuese.

Gjithashtu, të enjten, do të hedhet shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku mund të sjellë një tjetër përplasje, këtë herë zyrtare.

Lajme të ngjashme