Xavi këshillon lojtarët të mbesin të fokusuar ndaj Bilbaos
Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka këshilluar skuadrën që të mbetet e fokusuar për çerekfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos të mërkurën.
Dy skuadrat kanë një “histori” për këtë kompeticion, me Barcelonën që e mposhti Bilbaon me rezultat 4:0 në vitin 2021 por vitin tjetër u eliminuan në raundin e 16-të.
Xavi në konferencë për shtyp e vlerësoi këtë përballje si shumë të rëndësishme dhe beson se Bilbao mund t’iu shkaktojë probleme
“Është shumë e rëndësishme dhe duhet të hyjmë plotësisht të fokusuar”.
“Athletic është një skuadër mjaftë agresive dhe do të na bëjë presion të vazhdueshëm. Kanë trajner të shkëlqyer dhe lojtarë kombëtar të mrekullueshëm si Nico, Sancet dhe De Galarreta”.
“Gjithashtu ata kanë një stadium dhe tifozë që bëjnë shumë zhurmë dhe janë prapa tyre. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe ne duhet të garojmë”.
Barcelona ka marrë një lajm të mirë para kësaj ndeshje pasi Joao Cancelo e la pas lëndimin në gju, si dhe Andreas Christensen u rikthye pasi mungoi ndaj Real Betisit shkaku i lëndimit në këmbë.
Përballja mes Bilbaos dhe Barcelonës do të nis me fillim nga ora 21:30.