Xavi i zemëruar me shortin: Kundërshtari më i vështirë, sërish jemi të pafat - NACIONALE

Xavi i zemëruar me shortin: Kundërshtari më i vështirë, sërish jemi të pafat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se skuadra e tij sërish do të përballet me skuadrën më të vështirë, këtë herë ndaj Manchester Unitedin në play-offin e Ligës së Evropës.

Katalunasit do të përballen me skuadrën e Erik ten Hag në shkurt për një vend në raundin e 16-të, pasi që përfunduan si pozitë e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjolle përfundoi prapa Bayern Munich dhe Inter Milan, që ishte grupi më i vështirë në këtë fazë.

Sidoqoftë, Xavi thotë se prapë Barcelona nuk ka pasur fat duke u përballur me skuadrën më të vështirë nga ata kundërshtarë të mundshëm

"Është kundërshtari më i vështirë sërish. Por, ne do të shikojmë përpara. Ata janë skuadër historike, janë përmirësuar shumë me Ten Hag, kanë lojtarë të mirë. Është shorti më i keq që mund të kishim. Sërish. Pa fat".

Ndërkohë, tekniku spanjoll dha lëvdata edhe për yllin e "Djajve të Kuq", Cristiano Ronaldo, duke e vlerësuar si një ndër më të mirët në histori.

"Ai për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka bërë një epokë në botën e futbollit dhe ende mund ta bëjë ndryshimin në ndeshje".

Kjo ndeshje do ta sheh De Jong të mbërrijë në "Old Trafford", me skuadrën angleze që provoi tërë verën ta transferonte.

Man United kishte arritur marrëveshje me Barcelonën për holandezin, i cili refuzoi të largohet nga "Camp Nou", ngase katalunasit nuk i paguan borxhin e 17 milionë eurove.

Hera e fundit kur Man United ishte përballur me Barcelonën ishte viti 2019, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve, me spanjollët që fituan me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Barcelona e mposhti United dy herë në finalen e viteve 2009 dhe 2011, edhe pse skuadra angleze i eliminoi në vitin 2008.

Lajme të ngjashme