Xavi Hernandez e vlerëson Rashfordin si kundërshtarin më të vështirë
Trajneri Xavi Hernandez e ka vlerësuar sulmuesin Marcus Rashford si kundërshtarin më të vështirë që kur mori drejtimin e Barcelonës.
Barcelona sezonin e kaluar u përballë me Manchester Unitedin në Ligën e Evropës, me skuadrën angleze që fitoi me rezultat të përgjithshëm 4:3.
Anglezi ishte në formë të mirë në ato dy ndeshje, duke iu nxjerrë probleme mbrojtësve ku edhe shënoi gol në “Camp Nou”.
Kësisoj, Xavi e ka vlerësuar Rashfordin si lojtarin më të vështirë për ta ndalur.
“Rashford na kushtoi shumë, gjithashtu Vinicius Junior dhe Karim Benzema”.
“Humbja më e vështirë? 0:3 në shtëpi ndaj Bayern Munchut sezonin e kaluar, që konfirmoi përshëndetjen nga Liga e Kampionëve”.
Rashford megjithatë ka dështuar të gjejë formën e mirë këtë sezon, me Unitedin që tashmë ka humbur katër ndeshje nga shtatë të zhvilluara në Premierligë.
25-vjeçari ka realizuar vetëm një gol dhe trajneri Erik ten Hag ka konfirmuar se anglezi duhet të përmirësohet.
“Mendoj se mund të bëj shumë më mirë se tani dhe jam i sigurt se tani do të ndodhë”.