Xavi: Gjyqtari duhet të shpjegohet pse e përjashtoi Robert Lewandowskin - NACIONALE

Xavi: Gjyqtari duhet të shpjegohet pse e përjashtoi Robert Lewandowskin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xavi ka këmbëngulur se gjyqtari e teproi duke e ndëshkuar me dy kartonë të verdhë në pjesën e parë Robert Lewandowskin në përballjen e Barcelonës me Osasunan.

Trajneri i Barcelonës, Xavi, kërkon nga gjyqtari Jesus Gil Manzano ta shpjegohet pse e përjashtoi sulmuesin Robert Lewandowski herët në pjesën e parë.

Kartoni i kuq, sipas mendimit tim, ishte i vrazhdët. Çfarë them unë nuk merret parasysh. Mendimi që ka rëndësi është ai i gjyqtarit, i cili nuk do të flasë as sot”, tha Xavi.

Mendoj se ai duhet të dalë dhe të shpjegohet sepse ne kemi shumë për të rrezikuar”, shtoi ai.

Sulmuesi polak u përjashtua pas vetëm 28 minutave lojë, pas një ndërhyrjeje me bërryl në mbrojtësin David Garcia. Lewandowski nuk po e shikonte topin dhe u hodh mbi Garcian me bërryl, dhe si pasojë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithëse luajti shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak, Barcelona e mundi me rikthim 2:1 Osasunan, falë golave nga Pedri dhe Raphinha, pasi David Garcia i kishte kaluar vendasit në epërsi.

Barcelona mbetet lidere e tabelës në La Liga, pas lëshimit që e bëri rivali dhe kampioni në fuqi Real Madrid të hënën.

Lewandowski, i cili do të luajë me Poloninë në Kupën e Botës, pritet të pezullohet me disa ndeshje për shkak të kartonit të kuq.

Ky ishte kartoni i dytë i kuq në karrierë për Lewandowskin, i pari në fanellën e Barçës dhe i pari që prej vitit 2013 kur luante për Borussia Dortmundin.

Por Barcelona nuk do të ketë më ndeshje deri më 31 dhjetor, kur përballet me rivalin e qytetit Espanyol, për shkak të pushimit të detyrueshëm për Kupën e Botës Katar 2022, që nis më 20 nëntor.

Lajme të ngjashme