Xavi: Fitorja e Atleticos ndaj Realit ishte shumë e merituar - NACIONALE

Xavi: Fitorja e Atleticos ndaj Realit ishte shumë e merituar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka pranuar se Atletico Madrid e meritoi fitoren ndaj Real Madridit.

“Los Rijoblancos” triumfuan 3:1 ndaj rivalit lokal, sidoqoftë televizioni i Real Madridit thotë se u dëmtuan nga gjyqtari.

I pyetur rreth kësaj çështje, trajneri Xavi Hernandez deklaroi: “Nëse do të ankohen ose jo, duhet t’i pyesni ata. Është pyetje për ta. Ne u ankuam kur u ndjemë se po trajtohemi padrejtësisht”.

E pashë ndeshjen, ishte lojë e mirë sidomos nga Atletico. Nëse Ancelotti gaboi ose jo, nuk e di. E pashë, por s’e analizova. Është fitore e rëndësishme për Atleticon”.

Gjithmonë i shoh si të fuqishëm (Real Madridin), por si të gjitha skuadrat e tjera, kanë fuqinë dhe dobësitë. Kemi vëmendjen te Mallorca, nuk e kam analizuar Real Madridin. Atletico dukej shumë e fortë, fitore e merituar”.

Tani, tifozët e Atleticos po shpresojnë se skuadra e tyre të garojë me Barcelonën dhe Real Madridin për titullin kampion.

Me renditjen momentale, Barcelona dhe Girona janë lider në La Liga me 16 pikë të mbledhura, ndjekur nga Real Madrid në pozitën e tretë me 15 sosh.

Në anën tjetër, Atletico zë vendin e pestë në tabelë me 10 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme