Xavi: Është turp, e merituam fitoren
Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thotë se e merituan fitoren dhe është turp që pranuan atë gol.
Barcelona dominoi shumicën e përballjes ndaj Napolit, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.
Xavi pas ndeshjes deklaroi se është turp që s’e fituan ndeshjen sepse e dominuan këtë takim.
“Mendoj se kur je 0:1 është gjëja më e vështirë. Jemi mbrojtur mirë. Duhet ta kompletonim një ndeshje të qetë dhe të pushonim mirë me 0:1. Dominuam për 75 minuta, por shikoni ata shënuan në gjuajtjen e parë, është Liga e Kampionëve”.
“Skuadra ka treguar fytyrë të mirë, krijuam shumë shanse. E merituam më shumë, por duhet të shënonim dhe të mos pranonim”.
“Mendoj se luajtëm mirë dhe në presion të lartë e rifituam topin. Kemi qenë shumë të mirë në shumicën e lojës. Është turp sepse e merituam fitoren. Na mungoi vetëm kontrolli i topit pas 0:1, është gjëja e vetme që na mungoi”.
“Rezultati nuk e tregon të vërtetën. Është turp. Ishim shumë të mirë, por pas golit. Napoli nisi të sulmojë dhe ne pranuam gol. Nuk është rezultat i mirë. Duhej të fitonim, por garuam shumë mirë dhe luajtëm futboll të mirë. Nëse luajmë kështu do të fitojmë më shumë se të humbim”.
Kësisoj, gjithçka do të vendoset në Spanjë pas tre javëve.