Xavi e pranon se e donte sulmuesin e klubit rival - NACIONALE

Xavi e pranon se e donte sulmuesin e klubit rival

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka konfirmuar që ka biseduar me sulmuesin e Atletico Madridit Alvaro Morata për një transferim në “Camp Nou” verën e kaluar.

Morata që është në formë fantastike te Atletioc, duke realizuar 12 gola në 17 paraqitje ishte ndër prioritet e verës për teknikun katalunas, por marrëveshja asnjëherë s’u arrit.

Sidoqoftë, kjo situatë mund të ishte komplet ndryshe me Barcelonën që tentoi ta merrte Moratan, para se ta huazonte Joao Felixin në ditën e fundit të afatit veror.

“Është e vërtetë që doja ta transferoja. Kishte mundësi. Po bisedoja dhe e doja në skuadër, por nuk ndodhi”.

“Është sulmues që më pëlqen shumë. Është futbollist që punon shumë për skuadrën. Përshtate mirë në hapësira të vogla dhe i ndihmon bashkëlojtarët. Me të dhe Griezmann, Atletico ka një vijë sulmuese të klasit botëror”.

Në vend të Moratas, Felix kaloi nga Atletico te Barcelona ku deri më tani ka menaxhuar të shënojë një gol në La Liga.

Xavi shpreson që portugezi ta dëshmojë kualitetin ndaj ish klubit, pasi është motivim shtesë.

“Të luash ndaj klubit të vjetër do ta shtojë motivimin. Është i motivuar, lumtur dhe konsitent. Jam i lumtur me paraqitjet dhe se si është adaptuar në skuadër”.

“Kemi parë një Joao Felix shumë të lumtur, që punon fortë, të dashur në dhomën e zhveshjes. Punon fortë dhe shënon gola të rëndësishëm. Nuk kam ndonjë ankesë”.

Barcelona do ta zhvillojë derbin ndaj Atleticos të dielën mbrëma me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme