Xavi: Barcelona është shtëpia e Messit, por lëreni të qetë njeriun - NACIONALE

Xavi: Barcelona është shtëpia e Messit, por lëreni të qetë njeriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka dashur të flasë për kthimin e Lionel Messit në Camp Nou, duke thënë se nuk është koha të flitet për këtë, megjithëse e quajti Barçën shtëpi të argjentinasit.

Messi, i cili u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021 duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit, do të jetë lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni kur do t’i mbarojë marrëveshja fitimprurëse me kampionin francez.

Kohëve të fundit është duke u raportuar vazhdimisht se shtatë herë fitues i Topit të Artë do të kthehet në Barcelonë në verën e vitit 2023.

Por Xavi kërkon të dikur bashkëlojtari i tij dhe miku i tij i vjetër të lihet i qetë para se ta marrë çfarëdo vendimi për të ardhmen.

I pyetur përsëri për kthimin e mundshëm të Messit në Barcelonë, Xavi tha: “Ta shohim, por tani nuk është çasti të flasim për këtë. Ju e dini sa shumë e dua Leon. Atë e kam mik dhe gjithmonë ia uroj më të mirën.”

Ai shtoi: “Barça është shtëpia e tij, por ne nuk i bëjmë atij asnjë të mirë duke folur për të ardhmen e tij. Ta lëmë të qetë ta shijojë kohën në Paris dhe t’ia urojmë të gjitha të mirat”.

Messi doli nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia, dhe u bë superyll botëror, duke i shënuar 672 gola në 778 ndeshje për Barçën, me të cilat i ndihmoi asaj t’i fitojë 10 tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve.

Pasi u largua nga klubi pas plot 21 viteve verën e vitit 2021 kur i mbaroi marrëveshja dhe Barça nuk ishte në gjendje t’i ofronte kontratë të re për shkak të kufizimeve financiare të vendosura nga La Liga, Messi iu bashkua PSG-së në një marrëveshje dyvjeçare me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër.

Messi hasi në vështirësi për t’u përshtatur me futbollin dhe jetën në Francë, duke i shënuar vetëm gjashtë gola në Ligue 1 në sezonin debutues.

Megjithatë, 36-vjeçari po e kalon një fillim shumë të mirë të sezonit në Parkun e Princave këtë edicion dhe duket sikur e ka rigjetur formën më të mirë me shtatë golat dhe tetë asistet e tij në 12 ndeshje deri tani këtë sezon.

Lajme të ngjashme