Wolves e befason Man Cityn
Wolves ka bërë befasinë duke triumfuar në shtëpi ndaj Manchester Cityt.
“Ujqërit” triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1, pas një sfide dramatike nga minuta e parë.
Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm 13 minutave lojë, ku mbrojtësi Ruben Dias shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin.
Man City kishte disa mundësi për ta përmbysur, siç ishin rastet e Nathan Ake dhe Phil Foden por të dy dështuan nga afërsia.
Man City u këndell me një gol fantastik të Julian Alvarez nga gjuajtja e lirë, ku argjentinasi e la të shtangur portierin vendas (58’).
Sidoqoftë, nga një kundërzbritje e shpejtë Wolves gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës, me Matheus Cunha që asistoi për mrekulli te Hee-Chan Hwang.
Kështu, Man City mbetet lider në Premierligë me 18 pikë derisa Wolves ngrihet në vendin e 13-të me shtatë sosh.
Në xhiron e radhës Man City do të jetë mysafir i Arsenalit në “Emirates” derisa Wolves e pret Aston Villan.