Willian Saliba i tunduar nga Real Madridi - NACIONALE

Willian Saliba i tunduar nga Real Madridi

3 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Willian Saliba nuk po ia mbyll derën e një mundësie që t’i bashkohet Real Madridit në të ardhmen e afërt.

Kontrata e francezit skadon në vitin 2027, ndërsa sipas mediumit francez “Lejournaldureal”, ai është shumë i tërhequr me idenë që të luajë te Real Madridi, sidomos meqenëse interesimi është i përbashkët.

Real Madridi po hasë probleme në qendrën e mbrojtjes ku Eder Militao për herë të dytë ka këputur ligamentet, David Aalaba ende s’është gati ndërsa Jesus Vallejo nuk vlerësohet si opsion te “Los Blancos”.

Verës së kaluar Reali tentoi nënshkrimin me Leny Yoron, por që ky i fundit iu bashkua Manchester Unitedit. Kësisoj, madrilenët e kanë rikthyer fokusin te Saliba, lojtar të cilin e kanë vëzhguar që nga koha kur ishte huazim te Olympic Marseille.

Sipas raportit të mediumit francez, Saliba me “duar hapur” do ta mirëpriste kalimin te Real Madridi, qoftë edhe në afatin e ardhshëm veror.

Arsenali po vazhdon të bëjë përpjekje për t’ia rinovuar kontratën mirëpo nëse nuk nënshkruan deri në qershor, atëherë galaktikët do të bëjnë ndonjë ofertë për në verë.

Aktualisht nuk ka asgjë konkrete shkaku që Saliba mbetet i fokusuar te Arsenali, me të cilët që dy tre vite po e kërkon titullin kampion në Premierligë.

Lajme të ngjashme